Ndërlidhjet

logo-print

Rebelët sirianë lirojnë murgeshat e rrëmbyera


Lirimi i murgeshave në Siri

Lirimi i murgeshave në Siri

Rebelët ekstremistë sirianë kanë dorëzuar tek autoritetet libaneze një grup murgeshash të rrëmbyera në muajin dhjetor.

Murgeshat, disa prej të cilave kanë qenë nga Libani, janë kidnapuar nga një manastir në qytetin e krishterë të Sirisë, Maloula.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se ato janë rrëmbyer nga anëtarët e frontit Al Nusra, i cili është i lidhur me Al Kaidën.

Aktivistët sirianë thonë se lirimi i murgeshave do të pasohet me lirimin e 153 grave të burgosura në burgjet e regjimit sirian.

Televizioni shtetëror i Sirisë nuk ka përmendur shkëmbimin e të burgosurve në lajmin e tij për lirimin e murgeshave.
XS
SM
MD
LG