Ndërlidhjet

Nis java e dytë e gjykimit të Pistoriusit


Oscar Pistorius
Oscar Pistorius
Sot nis java e dytë e gjykimit të vrapuesit olimpik, Oscar Pistorius, për vrasjen e së dashurës së tij, Reeva Steenkamp, në shkurt të vitit 2013.

Java e parë e gjykimit ka përfunduar me një roje të sigurisë, duke i thënë gjykatës në Pretoria se ai e ka gjetur zotin Pistorius duke mbajtur në duar viktimën.

Më herët, një ish e dashur e Pistoriusit ka thënë se ai, në një rast, ka qëlluar me armë zjarri nga makina e tij, pasi është grindur me policët.

Pistorius, me të dyja këmbët e amputuara, mohon se ka vrarë qëllimisht Steenkampin.

Ai thotë se e ka ngatërruar atë me një hajdut.
XS
SM
MD
LG