Ndërlidhjet

Aeroplani i zhdukur i Malajzisë, ende pa gjurmë


Kërkimet për aeroplanin e zhdukur
Kërkimet për aeroplanin e zhdukur
Zyrtarët në Vietnam thonë se kërkuesit nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë atë që është dyshuar të jetë dera e aeroplanit të kompanisë Malaysia Airlines, i cili është zhdukur dy ditë më parë.

Ushtria vietnameze ka thënë të dielën së ka parë një rrënojë që dyshohet të jetë dera.

Megjithatë, anijet dhe avionët nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë.

Boeingu 777, me 239 njerëz në bord, ka humbur kontaktet me kontrollorët tokësorë diku midis Malajzisë dhe Vietnamit, derisa ka fluturuar nga Kuala Lumpuri për në Pekin.

Interpoli ka konfirmuar të dielën se së paku dy pasagjerë kanë përdorur pasaporta të vjedhura për të hyrë në aeroplan.
XS
SM
MD
LG