Ndërlidhjet

Disa aktivistë dhe gazetarë të zhdukur në Krime


Krime
Krime
Disa aktivistë të Ukrainës dhe gazetarë janë raportuar të zhdukur në Krime.

Vendndodhja e kreut të Këshillit Ukrainas të Krimesë, Andriy Shchekun, dhe e drejtorit të bordit të Shkollës Ukrainase në Simferopol, Anatolyy Kovalskiy, është e panjohur.

Djali i Kovalskiyt, Serhiy, ka thënë se babai i tij dhe Shchekun janë rrahur dhe rrëmbyer nga persona të panjohur në stacionin hekurudhor të Simferopolit të dielën, pasi kanë marrë pjesë në një protestë kundër pushtimit rus.

Ndërkohë, gazetari ukrainas, Oleksiy Byk, ka thënë sot se dy kolege të tij, Kateryna Butko dhe Oleksanda Ryazantseva, janë arrestuar të dielën derisa kanë bërë përpjekje të hyjën në Krime.

Vendndodhja e tyre nuk dihet.

Disa gazetarë të tjerë ukrainas janë raportuar po ashtu si të arrestuar në Krime.
XS
SM
MD
LG