Ndërlidhjet

Ushtria izraelite vret një palestinez


Izrael - foto arkivi
Izrael - foto arkivi
Ushtria izrelite ka thënë se trupat e saj kanë qëlluar për vdekje një palestinez, pasi ai ka bërë përpjekje për të rrëmbyer armën e një ushtari izraelit.

Incidenti ka ndodhur sot në pikën kufitare Allenby, midis Bregut Perëndimor dhe Jordanisë.

Zyrtarët palestinezë kanë identifikuar të vrarin si 38-vjeçar nga qyteti Nablus i Bregut Perëndimor.

Incidenti ndodh derisa vazhdon të zvarritet procesi i paqes midis izraelitëve dhe palestinezëve, pavarësisht përpjekjeve për ndërmjetësim nga Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
XS
SM
MD
LG