Ndërlidhjet

Dyshohet se aeroplani i zhdukur, ishte rrëmbyer


Ilustrim

Ilustrim

Zyrtarët thonë se asnjë shenjë e aeroplanit të zhdukur të kompanisë Malajzia Airlines nuk është gjetur.

Por, ata kanë bërë me dije se hetuesit kanë intensifikuar hetimet në lidhje me dy personat që në aeroplanin në fjalë, kishin hyrë me pasaporta të vjedhura, njëri me pasaportë të Italisë e tjetri me pasaportë austriake.

Shefi i policisë në Malajzi, Khalid Abu Bakar i ka thënë agjencisë franceze AF, se njëri nga burrat është identifikuar nga vëzhgimi i kamerave, por i njëjri nuk ka dhënë më shumë detaje.

Zhdukja e aeroplanit në ditën e shtunë që kishte në bord 239 persona, ka ngritur shqëtësime nëse aeroplani Boing 777 ishte bombarduar apo rrëmbyer. MË shumë se 150 nga udhëtarët në bord ishin kinez.

Kina i ka bërë thirrje të hënën Malajzisë, që të shpejtoj përpjekjet në mënyrë që të gjej gjurmët e avionit të zhdukur.
XS
SM
MD
LG