Ndërlidhjet

Mbrojtësi i homoseksualëve ik nga vendi i tij, kërkon azil


Ilja Lukash
Ilja Lukash
Një njohës i të drejtave të njeriut në Kirgistan dhe njëherazi mbrojtës i të drejtave të homoseksualëve, ka bërë me dije se e ka braktisur vendin e tij nga frika për sigurinë e tij.

Ilja Lukashi, i ka thënë sot radios Evropa e Lirë se e ka lëshuar Kirgistanin por i njëjti nuk ka pranuar të tregoj se ku gjendet, ngase është në pritje të miratimit të kërkesës për azil.

Lukashi, i lindur në qytetin jugor Xhalal-Abad të Kirgistanit është i njohur për aktivitetet e tija në fushën e mbrojtes së të drejtave të njeriut.

Ai pati bërë thirrje të hapur tek aurtoritetet e tija, që të njohin të drejtat e homoseksualëve dhe të ndalohet praktika tashmë e përhapur e marrjes së nuseve.

Së fundi, Lukashi iu bashkua të tjerëve duke bërë thirrje tek Bishkeki që të mos bashkohet me një Union Doganor që e udhëheq Rusia.

Muajin e kaluar, një grup i aktivistëve kundër homoseksualëve e kanë djegur një fotografi të aktivistit Lukash para ambasadës amerikane në Bishkek duke e quajtur atë si një shkatërrues të vlerave tradicionale.
XS
SM
MD
LG