Ndërlidhjet

Ndalohet transmetimi i një pjese të gjykimit të Pistorius


Oskar Pistorius
Oskar Pistorius
Gjykatësi në rastin e gjykimit të vrapuesit olimpik Oskar Pistorius, ka vendosur që të ndaloj transmetimet e drejtpërdrejta të seancës gjyqësore kur do të jipet dëshmia mbi autopsinë e së ndjeres Reva Stenkamp.

Stenkamp është qëlluar për vdekje nga i dashuri i saj Pistorius, në shkurt të vitit 2013.

Prokuroria në seancën e kaluar ka argumentuar se pse kjo dëshmi nuk duhet të tregohet në tërë botën.

Gjykimi ndaj Oskar Pistorius ka hyrë në javën e dytë.
Në seancat paraprake, Pstorius nuk e ka pranuar veprën penale se ka vrarë me paramendim të dashuren e tij në shjtëpinë e tij, më 14 shkurt të vitit 2013
XS
SM
MD
LG