Ndërlidhjet

logo-print

Ivanoviq në ditën e 7-të të grevës së urisë


Oliver Ivanoviq

Oliver Ivanoviq

Iniciativa Qytetare Serbia, Demokracia, Drejtësia ka thënë se udhëheqësi i saj, Oliver Ivanoviq, ka hyrë në ditën e shtatë të grevës së urisë, duke kërkuar transferim nga qendra e paraburgimit në Prishtinë në atë në Mitrovicë.

“Ne vetëm mund të supozojmë se në çfarë gjendjeje shëndetësore është. Andaj, u themi përfaqësuesve ndërkombëtarë se do të jenë përgjegjës për gjendjen shëndetësore të zotit Oliver Ivanoviq”, thuhet në deklaratën e kësaj inicitaive.

Ivanoviq është arrestuar më 27 janar, si i dyshuar për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Më 27 shkurt, atij i është vazhduar paraburgimi për dy muaj.
XS
SM
MD
LG