Ndërlidhjet

Kirgizi: Protestohet kundër kompanisë që nxjerr ar


Ilustrim
Ilustrim
Rreth 2 mijë banorë të qytetit jugor të Kirgizisë, Batken , kanë protestuar të hënën kundër kompanisë australiane të mineraleve “Z-Explore”, e cila është duke zhvilluar veprimtarinë në një zonë të pasur me arë, në këtë pjesë.

Banorët e dy fshatrave të atjeshme, Maidan dhe Markaz, janë ankuar se veprimtaria e kësaj kompanie është e dëmshme për mjedisin dhe infrastruktrurën lokale.

Kompania australiane Z-Explore pati marrë licencën për të vepruar në këtë rajon pasi që kishte zbuluar depozitimet e arrit në këtë pjesë në vitin 2010.

Ndërkohë, zyrtarë të administratës së kësaj kompanie, thonë se operacionbet që kryhen nga kompania janë të sigurta për mjedisin. Kompania ka vë në pah faktin, se në 2013-ten një, inspektorët lokalë e kishin aprovuar në tërësi aktivitetin e tyre.

Zyrtarët njashtu kanë bërë me dije se kanë investuar deri më tani afro 8 milionë dollarë infrastrukturën lokale dhe nevoja sociale si dhe 15 milionë të tjera në sektorin mineral në këtë rajon.
XS
SM
MD
LG