Ndërlidhjet

Nepal: Arrestohen protestuesit anti-Kinë


Ilustrim
Ilustrim
Në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, policia ka arrestuar disa persona të cilët po demostronin në afësi të konsullatës kineze në mbështetje të Tibetit të pavarur.

Protesta e së hënës, u mbaj në përvjetorin e 55-të të fillimit të kryengritjes kundër sundimit kinez në territorin Himalajan.

Agjencia franceze AFP, teksa ka cituar policinë e atjeshme, bën me dije se nëntë tibetianë janë arrestuar.

Sipas tyre, katër nga të arrestuarit akuzohen për veprimtaritë anti kineze derisa pesë të tjerë për pjesëmarrjen në protestën ani-Kinë.

Policia ka bërë me dije se gjatë protestës, ka shtuar masat e sigurisë për tu mbrojtur nga tibetianët të cilët mund të tentojnë që ta fusin vetën në zjarr, dhe në këtë mënyrë për të protestuar kundër Kinës që është fqinji verior i Nepalit.

Që nga 2009-ta, më shumë se 120 raste janë shënuar të vet-flijimit nga Tibetianët. Shumica nga ta kanë vdekur.

Mijëra refugjatë tibetianë jetojnë në Nepal.
XS
SM
MD
LG