Ndërlidhjet

logo-print

Obama bisedon me homologun kinez për krizën në Ukrainë


Barak Obama

Barak Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama dhe homologu i tij kinez Xi Jinping, gjatë një bisde telefonike të zhvilluar, kanë diskutuar situatën në Ukrainë.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, bëhet me dije se të dy presidentët kanë rënë dakord mbi rëndësinë që ka mbështetja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Kumtesa bën me dije. se presidentët kanë interes të përbashkët në uljen e tensioneve në Ukrainë. si dhe në gjetjen e një zgjidhje paqësore.

Presidenti Obama pritet që të mërkurën të takohet me kryeministrin e Ukrainës Arseni Jastenjuk për të diskutuar në lidhje me pushtimin e Krimesë nga ana e forcave ruse.

Shtëpia e Bardhë më herët ka bërë me dije se Obama dhe Jastenjuk do të diskutojnë për gjetjen e një zgjidhje paqësore pas ndërhyrjes së vazhdueshme ruse në Krime.

Autoritetet pro ruse në Krime kanë caktuar datën 16 mars, si datë ku do të mbahet referendumi dhe ku qytetarët e atjeshëm do të pyeten për bashkimin ose jo të Krimesë me Rusinë
XS
SM
MD
LG