Ndërlidhjet

Ish-oligarku rus fajëson Rusinë për prishjen e marrëdhënieve më Ukrainën


Ish-oligarku rus Mikhail Khodorkovski
Ish-oligarku rus Mikhail Khodorkovski
Ish-oligarku rus Mikhail Khodorkovski ka thënë para një gruupi të studentëve në Kiev se veprimet e Moskës në Ukrainën lindore po prishin marrëdhëniet tradicionalisht miqësore në mes të dy popujve.

Ish-oligarku rus ka shprehur mbështetjen për qeverisjen e re në Ukrainë duke thënë se këtë qeveri e kaa sjellë në pushtet “revolucioni i drejtësisë”.

Ai ka shtuar duke thënë se Ukraina duhet të bëhet një shtet evropian. që kjo të ndodhë, sipas Khodorovskit, duhet të ketë investime të huaja në Ukrainë, duhet të çrrënjoset korrupsioni dhe të ketë ndihmë ndërkombëtare.

Teksa iu ka adresuar masës në sheshin e pavarësisë në Kiev, ai ka thënë se Rusia po fabrikon histori dhe po përfiton nga situata në Ukrainë.

Sipas tij, ka njerëz në Rusi të cilët e kundërshtojnë pushtimin e Krimesë.
XS
SM
MD
LG