Ndërlidhjet

Papa Françesku viziton në gusht Korenë e jugut


Ilustrim
Ilustrim
Vatikani ka njoftuar se Papa Françesku në gusht të këtij viti do të vizitoj Korenë e jugut.

Kjo për Korenë do të jetë vizita e parë e Papës në 25 vitet e fundit, dhe njëherazi vizita e parë e Papa Françeskut në kontinentin e Azisë.

Vatikani ka njoftuar se Papa, do të vizitoj Korenë e jugut më 14-18 gusht ku do të marr pjesë në një festival të të rinjëve katolik në Deajeon.

Papa ka planifikuar që gjatë këtij udhëtimi të ndalet në Suel, ku ai pritet të kryesoj një ceremoni ku 124 martirë do të shpallen shenjtorë.

Nga 49 milion banorë sa numëron Koreja e jugut, 8 për qind e tyre janë katolik.

Papa i fundit që e kishte vizituar këtë vend ishte Gjon Pali i dytë dhe atë në vitin 1989.
XS
SM
MD
LG