Ndërlidhjet

Lavrov: John Kery e refuzoi ftesën e Rusisë


Sergei Lavrov
Sergei Lavrov
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, thotë se Sekretari amerikan i shtetit John Kery, e ka refuzuar ftesën për të vizituar Rusinë të hënën ku do të diskutohej për krizën në Ukarinë.

Lavrov gjatë një takimi të mbajtur sot me presidentin Vladimiur Putin, tha se i ka në duar propozimet e sekretarit amerikan për zgjidhjen e qështje, propozime këto që sipas ti nuk e kënaqin plotësisht Rusinë.

Lavrov tha se Rusia tashmë ka përgatitur propozimet e veta që kanë për qëllim “kthimin e gjendjes sipas ligjit ndërkombëtar, duke marrë parasysh interesant ukrainase”.
XS
SM
MD
LG