Ndërlidhjet

Krimeja fton OSBE-në për të vëzhguar referendumin


Ilustrim
Ilustrim
Parlamenti i Krimesë i ka dërguar ftesë OSBE-së, për të monitoruar referendumin e së dielës, ku do të votohet për shkëputjen e këtij gadiushulli nga Ukraina, dhe i njëjti të bashkohet me federaten ruse.

Zyrtarët në Krime kanë bërë me dije, se ftesa është dërguar në Zvicër, vend i cili mban presidencën aktuale të OSBE-së.

Vëzhguesit e OSBE-së janë përpjekur disa herë të hyjnë në Krime që nga fundi i javës së kaluar, por një gjë e tillë është penguar nga persona të armatosur, pjestarë të milicisë pro-ruse në Krime.

Parlamenti i Krimesë e ka marrë vendimin që të ketë referendum në Krime, disa javë pas protestave të cilat e rrëzuan presidentin pro-rus Viktor Janukoviq.

Shumë qeveri perëndimore kanë paralajmëruar se nuk do ta njohin rezultatet e referendumit, dhe si të tillë as ndarjen e Krimesë nga Ukraina.
XS
SM
MD
LG