Ndërlidhjet

Uzbekistani merr masa për ruajtjen e sekreteve shtetërore


Ilustrim

Ilustrim

Presidenti i Uzbekistanit Islam Karimov, ka kërkuar nga zyrtarët e lartë të shtetit, që të marrin miratimin e tij të veçantë, para se të udhëtojnë jashtë shtetit, në mënyrë që siç ka thënë ai, të ruhen sekretet shtetërore.

Dekreti i Karimov u nënshkrua të mërkurën e kaluar, por tek të hënën u publikua në mediat uzbeke.

Sipas dekretit në fjalë, 25 zyrtarët që mbajnë pozita të larta në Uzbekistan, duke përsshirë edhe kreyministrin Shavkat Mizijaev, fillimisht duhet të marrin miratimin e presidentit para se të nisen për ndonjë udhëtim jashtë vendit.

Sipas të njëjtit dekret, pesëmbëdhjetë zyrtarë të tjerë shtetëror, duke përfshirë këtu edhe udhëheqësit e televizionit shtetëror e të agjencive shtetërore por edhe ata të Akademisë shtetërore të arteve, para se të udhëtojnë jashtë vendit, duhet të marrin miratimin e kabinetit të tij.

Pasojat për udhëtime pa miratim të presidentit përkatësisht të kabinetit presidencial, do të përcaktohen brenda një muaji.
XS
SM
MD
LG