Ndërlidhjet

Zgjerohet zona e kërkimit për zbulimin e aeroplanit të zhdukur


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet e Malajzisë kanë bërë me dije se kanë zgjeruar zonën e kërkimit, me qëllim të gjetjes së gjurmëve të aeroplanit të Malajzia Airlines i cili u zhduk nga ekraten e radarëve dy ditë më parë.

Zona 100 kilometra që kishte qenë zonë fillestare e kërkimeve, tashmë është zgjeruar ndërsa po kërkohen gjurmët e aeroplanit i cili kishte 239 persona në bord.

Aeroplani Boing 777 është zhdukur teksa po kalonte përgjatë detit të Kinës jugore.

Nëdrkohë hetuesit kanë intensifikuar hetimet e tyre. ata janë të fokusuar tek dy personat që në këtë aeroplan dyshohet se kanë hipur me pasaporta të vjedhura, njëri me pasaportë italiane e tjetri me pasaportë austriake.

Aeroplani u zhduk teksa po fluturonte nga Kuala Lumpur në Pekin.

Zhdukja e aeroplanit tashmë ka ngritur dyshime nëse aeroplani është bombarduar apo është rrëmbyer.
XS
SM
MD
LG