Ndërlidhjet

logo-print

Franca kërkon nga Izraeli të hetoj sulmin ndaj fotografit


Ilustrim

Ilustrim

Franca i ka bërë thirre Izraelit që të hetoj kolonët izraelit të cilët e kanë sulmuar makninën e një fotografi palestinez në Bregun Perëndimor.

Abas Momani, i cili punon si fotograf për agjencinë franceze AFP, thotë se ai të premtën pësoi lëndime të lehta në fytyrë dhe duar, kur kolonët e armatosur izraelit e thyen xhamin e makinës së tij.

Agjencia AFP i ka shpërndarë fotografitë ku shihen katër sulmuesit, tre nga të cilët shihen se kishin edhe revole.

Ministria e jashtme e Francës në një deklaratë të lëshuar të hënën ka kërkuar nga Izraeli që të zbardh këtë rast dhe të gjej autorët e krimit.

Fotografi bashkë me gazetarë të tjerë po udhëtonin për të mbuluar demonstratat e palestinezëve në një kamp të rerugjatëve në Ramallahun verior.
XS
SM
MD
LG