Ndërlidhjet

logo-print

Malajzi: Asnjë gjurmë e aeroplanit të zhdukur


Familjarët e udhëtarëve me lot në sy presin lajme për fatin e të dashurve të tyre që ishin në aeroplanin e zhdukur

Familjarët e udhëtarëve me lot në sy presin lajme për fatin e të dashurve të tyre që ishin në aeroplanin e zhdukur

Afro 100 anije dhe aeroplanë nga 10 shtete në Azi dhe Paqësor, janë në kërkim për aeroplanin e udhëtarëve nga Malajzia, i cili është zhdukur në Detin Kinez Jugor, derisa fluturonte nga Kuala Lumpuri për në Pekin, para tri ditësh.

Autoritetet i kanë intensifikuar kërkimet meqë ende nuk ka asnjë gjurmë të konfirmuar të aeroplanit prej ditës së shtunë, kur ai me 239 njerëz në të, u zhduk nga radarët.

Autoritetet e Kinës thonë se do t’i përdorin 10 satelitë të pajisur me teknikë të përsosur për gjetjen eventuale të aeroplanit, në të cilin ishin 153 shtetas kinezë.

Hetuesit thonë se janë të fokusuar në dy njerëz që kishin hyrë në aeroplan me pasaporta të vjedhura, nga Italia dhe Austria.

Zhdukja e aeroplanit i ka ngritur shqetësimet për sulm me bombë kundër tij ose për rrëmbim.
XS
SM
MD
LG