Ndërlidhjet

logo-print

Gjithësi: Astronautët amerikanë dhe rusë u kthyen në Tokë


Pamje e një "shetie" të astronuatëve në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë

Pamje e një "shetie" të astronuatëve në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë

Sonda Soyuz e Rusisë me tre astronautë ka ateruar e sigurt në një një bazë në Kazakistan, pasi astronautët i kaluan afro gjashtë muaj në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Në Tokë janë kthyer amerikani Mike Hopkins dhe rusët, Oleg Kotov dhe Sergei Ryazanskiy.

Ata i kaluan 166 ditë në gjithësi.

Aktualisht në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithsësië kanë mbetur tre astronautë: amerikani Rick Matsracchio, japonezi Koichi Wakata dhe rusi Mikhail Tyurin, të cilët në gjithësi do të qëndrojnë deri në mes të muajit maj.
XS
SM
MD
LG