Ndërlidhjet

UNICEF: Siria – vendi më i rrezikshëm për fëmijë në botë


Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijë (UNICEF) thotë se Siria është bërë vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijë.

Në një raport të publikuar mbrëmë vonë në Nju Jork, kjo agjenci tha se numri i fëmijëve të prekur nga lufta civile në Siri është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas raportit, qindra mijëra të rinjë sirianë janë të bllokuar në pjesë të ndryshme të rrethuara të këtij vendi.

UNICEF-i ka cituar shifra të Kombeve të Bashkuara se së paku 10 mijë fëmijë janë vrarë gjatë luftës trivjeçare në Siri, por theksohet se numri real, me gjasë, mund të jetë më i madh.

Në raport shkruan se 2 milionë fëmijë kanë nevojë për ndonjë trajtim ose mbështetje psikike, ndërsa gjithsej 5.5 milionë fëmijë janë prekur nga konflikti në Siri.
XS
SM
MD
LG