Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: 2 milionë dollarë nga shitja legale e marihuanës


Ilustrim

Ilustrim

Shteti Kolorado në Shtetet e Bashkuara i ka mbledhur afro 2 milionë dollarë tatime nga shitja legale e marihunaës në muajin janar të këtij viti.

Këto të dhëna janë raportuar nga zyrtarët shtetërorë dhe paraqesin të ardhurat e para në botë për rregullimin e parë të plotë të tregut të marihuanës.

Vendet e tjera po e ndjekin eksperimentin e Kolorados për legalizimin e tregut të marihuanës.

Në Holandë ekziston shitja legale, por nuk lejohet kultivimi dhe shpërndarja, ndërsa programi legal i marihuanës në Uruguaj ende është në zhvillim e sipër.
XS
SM
MD
LG