Ndërlidhjet

EULEX: U konfirmua transferimi i Ivanoviqit në Mitrovicë


Një trup shqyrtues i gjyqtarëve në Gjykatën Themelore të Mitrovicës e ka konfirmuar vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake lidhur me transferimin e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë, ka njoftuar misioni EULEX.

Ky trup shqyrtues, ka theksuar se vendimi duhet të ekzekutohet menjëherë, ndërsa janë duke u bërë planet për transferim.

Në vendimin e mëparshëm të gjyqtarit të procedurës paraprake ishte vlerësuar se nuk ekzistonte ndonjë rrezik i natyrës së sigurisë për ta mbrojtur Oliver Ivanoviqin, i paraburgosur në Prishtinë.

Gjatë procesit të ankimit, trupi shqyrtues vërtetoi se nuk ka arsye ligjore që e parandalojnë transferimin e Oliver Ivanoviqit në qendrën e paraburgimit në Mitrovicë, thuhet në fund të njoftimit të misionit EULEX.

Oliver Ivanoviq mbahet në paraburgim i dyshuar për krime lufte kundër shqiptarëve në Kosovë.
XS
SM
MD
LG