Ndërlidhjet

QKUK: 40 raste të verifikuara me grip derri, 2 në gjendje të rëndë shëndetësore


Ilustrim
Ilustrim
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është shtuar numri i rasteve të verifikuara me prani të virusit H1N1, i njohur si gripi i derrave.

Në konferencën e sotme për medae, ud. drejtori i Klinikës Infektive, Dr. Shemsedin Dreshaj, informoi se "nga 199 mostra të marra tek pacientët, 86 kanë rezultuar pozitive, 46 prej tyre me grip të rëndomtë, përderisa 40 me prani të virusit H1N1".

“Aktualisht në Klinikën Infektive i kemi 7 pacientë që po trajtohen, 5 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore, 2 prej tyre në respiratorë, përderisa deri tani kemi pasur 1 viktimë nga H1N1”, citohet të ketë thënë zoti Dreshaj, në një komunikatë të lëshuar nga QKUK.

Sipas tij, nuk ka vend për panik, meqë situata është nën kontroll dhe se çdo 4 vite ndodhë ndërrimi gjenetik i i virusit që mund të rezultoi me shfaqje të situatave të tilla.
XS
SM
MD
LG