Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Është vrarë një gazetar suedez


Pamje e një pjese të Kabulit

Pamje e një pjese të Kabulit

Gazetari i radios suedeze, Nils Horner, është vrarë sot në kryeqytetin Kabul në Afganistan.

Zyrttarët thanë se ai ishte qëlluar për vdekje në kokë afër një restoranti libanez në pikë të ditës. Ai vdiq më vonë në spital.

Autoritetet afgane thanë se janë arrestuar dy të dyshuar për këtë vrasje.

Motivet e vrasjes nuk janë të qarta.

Një zëdhënës i talibanëve tha se ata nuk janë të involvuar në këtë sulm.

Ambasadori suedez në Afganistan i tha agjencisë AFP se Horner e kishte shtetësinë suedeze dhe britanike.
XS
SM
MD
LG