Ndërlidhjet

EULEX e dënon Arben Veselin me dhjetë vite burgim


Ilustrim

Ilustrim

Gjyqtarë të misionit EULEX në një kolegj të përbërë edhe nga gjykatës vendës, e kanë dënuar sot Arben Veselin me dhjetë vite burgim dhe 20 mijë euro dënim me gjobë.

Veseli është gjetur fajtor se po mirrej me trafikimin e heroinës, nga Kosova për në Gjermani.

Misioni EULEX përmes një kumtese të lëshuar, ka bërë me dije se, Veseli është shpallur fajtor për kryerjen e veprës penale të krimit të organizuar në lidhje me blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautoprizuar të drogave të rrezikshme.

“Ndërmjet janarit dhe qershorit 2012 i pandehuri organizoi dhe mori pjesë në trafikimin e heroinës nga Kosova për në Republikën Federale të Gjermanisë”, ka njoftuar misioni EULEX.

Rasti sipas EULEX, është ndjekur penalisht nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Kosovës.
XS
SM
MD
LG