Ndërlidhjet

Krime: Ligjvënësit miratojnë deklaratën e pavarësisë


Ilustrim
Ilustrim
Ligjvënësit pro-rus në Krime e cila aktualisht është e okupuar nga forcat ruse, e kanë miratuar një deklaratë mbi pavarësinë e republikës, si një shenjë paralajmëruese për referendumin i cili do të zhvillohet të dielën.

Ligjvënësit në Krime bënë me dije se miratimi i deklaratës që është bërë sot, është një hap teknik para mbajtjes së referendumit të dielën ku qytetarët do të votojnë për bashkimin e këtij gadishulli me Krimenë.

Deklarata e cila e ka marrë bekimin e ligjvënësve thotë se “Nëse banorët e Krimesë votojnë për përfshirjen e Krimesë dhe të qytetit të Sevastopolit në Rusi, si entitet kushtetues, Krimeja do të shpallë republikë të pavarur pas referendumit”.

Shtatëdhjetë e tetë nga gjithsej 81 ligjvënës të pranishëm në seancën e mbajtur, kanë votuar në favor të kësaj deklarate.

Parlamenti në Ukrainë në anën tjetër, e ka paralajmëruar parlamentin në Krime, se do ta shpërbëjnë në qoftë se nuk e anulojnë mbajrtjen e këtij referendumi.

Venndet perëndimore dhe qeveria në Kiev kanë dhënë se nuk do të njohin rezultatet e referendumit.
XS
SM
MD
LG