Ndërlidhjet

Kiev: Arrestohet ish-guvernatori i Kharkivit


Ilustrim
Ilustrim
Ish-guvernatori i regjionit Kharkiv në Ukrainën Lindore, është arrestuar në Kiev.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Ukrainës, tha sot se, Mykhaylo Dobkin është arrestuar të hënën pasdite.

Dobkin sipas prokurorisë, dyshohet për shkjelje të integritetit tërritorial të vendit dhe për thirrje publike për të dobësuar fuqinë shtetërore.

Në fillim të këtij muaji, Dobkin që ishte anëtar i partisë në pushtet, shpalosi planet e tija për të kandiduar në zgjedhjet e parakohshme presidenciale që pritet të mbahen në fund të majit në Ukrainë.

Gjykata e Qarkut pritet që sot të vendos nëse të arrestuarin do ta mbaj ose jo në paraburgim.

Anëtarët e partuisë së tij që dikur janë udhëhequr nga presidenti i përmbysur Viktor Janukoviq, arrestimin e Dobkin e cilësuan si arrestim me motive politike.
XS
SM
MD
LG