Ndërlidhjet

Shkaqet e sigurisë shtyejnë gjykimin e ish-presidentit Musharaf


Ish-presidenti i Pakistanit

Ish-presidenti i Pakistanit

Seancat dëgjimore kundër ish-presidentittë Pakistanit Pervez Musharaf, janë shtyrë deri në fund të kësaj jave ngase Musharaf për shkaqe të sigurisë nuk është paraqitur në gjykim.

Gjykimi ndaj tij ishte caktuar të mbahet sot.

Musharaf akuzohet për tradhëti gjatë sundimit në vitin 2007.

Kryetari i trupit gjykues Faisal Arab, tha se gjykimi shtyhet për të premten, ngase mbrojtja ia ka paraqitur trupit gjykues një raport të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku bëhen me dije kërcenimet e sigurisë.

Gjykata ka ftuar organet e rendit që të sigurojnë masa shtesë në mënyrë që gjyqi të rifilloj të premten.

Musharaf u largua nga pushteti në vitin 2008.

Vitin e kaluar ai u rikthye për të rikandiduayr për president mirëpo menjëherë u përball me disa padi që lidhen me sundimin e tij nga viti 1999 deri në 2008-ten.
XS
SM
MD
LG