Ndërlidhjet

Kazakistan: Dënohet një aktivist që protestoi kundër Rusisë


Makhambet Abzhan gjatë protestimit në Astana

Makhambet Abzhan gjatë protestimit në Astana

Një aktivist kazak është dënuar me shtatë ditë burg për shkak të pjesëmarrjes së tij, në një protestë pro-ukrainase.

Makhambet Abzhan i tha përmes telefonit radios Evropa e Lirw, se një gjykatë në Astana e shpalli atë fajtor të martën, për shkak të pjesëmarrjes në një protestë të palejuar që është zhvilluar javën e kaluar para ambasadës ruse.

Abzhan ishte njëri nga dhjetra protestuesit që u mblodhën përreth ambasadës ruse më datën 3 mars. në këtë protestë po kundërshtohej pushtimi i Krimesë nga ana e Rusisë.

Gjatë protestës, Abzhan kishte mbajtur në duan pankartën ku shkruante “Dje Abkhazia dhe Osetia e Jugut, sot Krimeja, nesër Kazakistani verior”.
XS
SM
MD
LG