Ndërlidhjet

Përfaqësuesi i të drejtave të njeriut në OKB, nis takimet në Ukrainë


Ivan Simonoviq
Ivan Simonoviq
Ndihmës sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Ivan Simonoviq, gjatë vizitës së tij në Ukrainë sot në qytetin lindor Kharkiv, është takuar me autoritetet lokale.

OKB-ja përmes një njoftimi ka bërë me dije se Simonoviq po diskuton atje për respektimin e të drejtave të njeriut pas situatës së krijuar në Ukrainë.

Simonoviq gjatë vizitës së tij, është planfikuar që të takoj përfaqësuesit pro-rus dhe ata pro ukrainas të organizatave të shoqërisë civile.

OKB-ja në deklaratë, ka njoftuar se gjatë të mërkurës, Simonoviq do të shkoj në Krime derisa të enjten në qytetin Lviv.
Të premten në Kiev, ai pritet të mbajë një konferencë për shtyp.
XS
SM
MD
LG