Ndërlidhjet

logo-print

Prezantohet analiza për përfshirjen e Kosovës në unazën e gazit


Foto nga takimi i mbajtur

Foto nga takimi i mbajtur

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli i ka pritur sot në një takim përfaqëuesit e Asociacionit Ekonomik Këshillues me seli në Britani të madhe, në kuadër të analizave për gazin për Evropën Juglindore dhe rajonin.

Sipas një kumtese të lëshuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, prezamtimet dhe analizat “do t’i ndihmojnë Kosovës në strategjinë dhe politikat e saj në fushën e energjisë dhe zhvillimit të mëtutjeshëm.”.

“Objektivi kryesor i këtij studimi është përgatitja e udhërrëfyesit “Road Map”, për krijimin e një Unaze Gazi për Europën Juglindore “SEE Gas Ring”, pra edhe vendet kontraktore të EnC, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën”, thuhet mes të tjerash në kumtesë.

Gjatë takimit, sipas MZHE, janë diskutuar edhe aktivitetet në Ballkanin Perëndimor siç është kërkesa për gasin në Ballkanin Përendimor përkatësisht projektet regjionale të gazit dhe infrastrukturës për të.
XS
SM
MD
LG