Ndërlidhjet

Vulin viziton varrin e Millosheviqit


Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë

Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë

Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka vizituar sot në Pozharevc varrin e Sllobodan Millosheviqit, ku ka vendosur kurora me lule.

Vulin, i cili udhëheq Lëvizjen Socialiste të Serbisë, u ka thënë gazetarëve se ndodhet në Pozharevc "për të nderuar presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, në historinë e Serbisë".

Millosheviqi ka qenë i akuzuar nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit dhe krime të luftës në Kosovë, Bosnjë dhe Kroaci.
XS
SM
MD
LG