Ndërlidhjet

Clint Williamson takon zyrtarët e qeverisë së Kosovës


Prokurori amerikan Clint Williamson
Prokurori amerikan Clint Williamson
Zëvendëskryeministri i Kosovës Hakredin Kuqi dhe ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, kanë pritur sot në takim prokurorin amerikan i cili po heton akuzat e publikuara nga ish-senatori zvicerian Dick Marty, Clint Williamson dhe shefin e misionit EULEX në Kosovë Bernd Borchardt.

Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se gjatë takimit, Kuqi ka thënë se ekzekutivi është i interesuar të ndihmojë drejtësinë dhe të vërtetën dhe të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë me BE-në dhe SHBA-në gjithnjë duke respektuar juridiksionin e vendit tonë por edhe duke ruajtur siq ka thënë ai, imazhin e luftës së drejtë.

Kuqi ka theksuar se Kosova ka ndërtuar mekanizma të mjaftueshëm në fushën e drejtësisë për të trajtuar çdo rast.

“Institucionet e drejtësisë kanë rritur kapacitetet e domosdoshme, qoftë gjyqtarë vendorë dhe ndërkombëtarë, ata të EULEX-it, të cilët me sukses mund të trajtojnë çështjet e drejtësisë dhe për këtë kërkoi që çdo gjykim eventual të mbahet në territorin e Republikës së Kosovës dhe sipas ligjeve dhe juridiksionit të Republikës së Kosovës”, citohet të ketë thënë Kuqi.

Kuqi ka thënë se institucionet vendore kanë qenë partnere të drejtëisë dhe të tilla, sipas tij, do të vazhdojnë të jenë.

Por, ai ka kërkuar që të respektohet sovraniteti i Kosovës, të njihen të arriturat në fushën e drejtësisë dhe bashkëpunimi me EULEX-in, si dhe të respektohen të drejtat e secilit qytetar, sipas standardeve ndërkombëtare, si dhe të ruhet imazhi i vendit tonë.
XS
SM
MD
LG