Ndërlidhjet

U.d. i presidentit të Ukrainës kërkon mobilizimin e rezervistëve dhe ushtarëve


Oleksander Turqinov
Oleksander Turqinov
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Ukrainës Oleksander Turqinov, ka bërë thirrje për formimin e një roje kombëtare dhe për mobilizimin e rezervistëve dhe vullnetarëve në forcat e armatosura të vendit.

Turqinov ka kërkuar nga parlamenti ukrainas që të miratojë vendimin që trupat e Ministrisë së Brendshme, të caktohen si trupa të Gardës Kombëtare, “për të mbrojtur vendin dhe qytetarët e vendi ndaj çdo kriminaliteti, ndaj çdo agresoni të jashtëm apo të brendshëm”.

Turqinov tha se, mobilizimi do të përfshijë ata që kanë shërbyer më parë në ushtri, si dhe vullnetarët.

Kryeministri Arseni Jastenjuk tha nën anën tjetër, se marrëveshja e vitit 1994 sipas të cilës Ukraina ishte pajtuar me heqjen dorë nga armët bërthamore, i detyron fuqitë perëndimore që të mbrojnë sovranitetin e Ukrainës.
XS
SM
MD
LG