Ndërlidhjet

Komisioni Evropian zgjatë afatin e përfitimeve të Ukrainës


Presidenti i Komisionit të BE-së, Hoze Manuel Baroso
Presidenti i Komisionit të BE-së, Hoze Manuel Baroso
Komisioni Evropian ka miratuar të martën një propozim për të zgjatur afatin e përfitimeve tregtare unilaterale me Ukrainën, që kapin vlerën deri në 500 milionë euro.

Presidenti i Komisionit të BE-së, Hoze Manuel Baroso, se ky propozim është një ndihmesë mbështetëse për Ukrainën pas përmbysjes së presidentit Viktor Janukoviq.

Propozimi i miratuar nga ana e Komisionit heq detyrimet e importit për një seri mallërash bujqësore por edhe të tjera.

Komisioneri Evropian për Tregëti Karel de Gucht, tha me këtë rast se sipas këtij propozimi do të veprohet deri më 1 nëntor, kohë deri në të cilën Bashkimi Evropian pret që të nënshkrauj me Ukrainën marrëveshjen e plotë për tregëti të lirë.

BE-ja tashmë ka vendosut që “menjëherë” të nënshkruaj kapitujt politik të marrëveshjes së Asocijimit më Ukrainën, ndërsa Kievit ia ka ofruar një pako prej 15 miliardë eurosh si ndihmë ekonomike për vitet në vijim.
XS
SM
MD
LG