Ndërlidhjet

Presidenti Obama bisedon me homologun kazak për krizën në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim
Presidenti amerikan Barak Obama ka biseduar të hënën me presidentin e Kazakistanit Nursultan Nazarbaev, në lidhje me krizën në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se gjatë bisedës, presidenti Obama e ka inkurajuar homologun kazak që të luaj një rol aktiv në gjetjen e një zgjidhje paqësore.

Të dy presidentët, ranë dakord për rëndësinë që ka mbështatja e integritetit territorial të Ukrainës.

Një ditë më herët, presidenti kazak kishte biseduar në telefon me kancelaren gjermane Angela Merkel si dhe me presidentin rus Vladimir Putin.
XS
SM
MD
LG