Ndërlidhjet

Lavrov e Kery bisedojnë për krizën në Ukrainë


Sekretari amerikan i Shtetit John Kery
Sekretari amerikan i Shtetit John Kery
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit John Kery, me të cilin kanë biseduar në lidhje me propozimet për tejkaimin e krizës në Ukrainë.

Ministria e jashtme ruse, tha sot se Lavrov dhe Kery kanë shkëmbyer mendime në lidhje me propozimet konkrete të Rusisë e Shteteve të Bashkuara për të siguraur paqe në Ukrainë.

Ministria nuk ka dhënë detaje nëse mes Lavrov dhe Kery është arritur ndonjë marrëveshje, por sipas tyre, bisedimet e tilla do të vazhdojnë.

Shtetet e Bashkuara deri më tani nuk e kanë komentuar këtë bisedë të zhvilluar.

Departamenti amerikan i Shtetit të hënën ka bërë me dije se Kery gjatë javës së kaluar ia ka paraqitur ministrit rus disa ide për tejlkalimin e situatës.

Pas paraqitjes së këtyre ideve, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga Rusia që të shohin punë konkrete të Rusisë dhe angazhim serioz në zgjidhjen e çështjes në mënyrë diplomatike.
XS
SM
MD
LG