Ndërlidhjet

logo-print

Shqipëri: 7 të arrestuar për terrorizëm, dy nga ta “imamë”


Siri

Siri

Në Shqipëri, një operacion i drejtuar nga prokuroria e krimeve të rënda çoi sot në arrestimin e 7 personave, të cilët dyshohen se rekrutonin besimtarë myslimanë që të luftonin në Siri.

Siç raporton Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe, në mesin e të arrestuarve janë edhe dy persona, të cilët drejtonin dy xhami në periferi të Tiranës e të cilët, sipas prokurorisë, nuk ishin të autorizuar nga komuniteti mysliman.

Ndërkaq, gjashtë persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Prokuroria njoftoi se gjatë kontrolleve janë gjetur armë, karta të ndryshme telefonike, kontrata depozitash bankare si dhe veshje ushtarake.

Operacioni i sotëm, i shtrirë në disa qytete të Shqipërisë, vjen pas një sërë njoftimesh për angazhim të besimtarëve shqiptarë në luftimet në Siri.

Për ta nuk ka një shifër të saktë, sikundër edhe për ata që kanë mbetur të vrarë në konfliktin e atjeshëm.

Të arrestuarit e sotëm dyshohet të kenë rekrutuar të paktën 50 persona.
XS
SM
MD
LG