Ndërlidhjet

Kirgistani thotë se Janukoviq nuk mund të jetë president legjitim


Viktor Janukoviq
Viktor Janukoviq
Ministria e Jashtme e Kirgistanit thotë se presidenti i rrëzuar i Ukrainës Viktor Janukoviq, nuk mund të konsiderohet si udhëheqës legjitim i vendit.

Në një komunikatë të lëshuar gjatë ditës së sotme, Ministria e jashtme tha se kriza aktuale në Ukrainë është shkaktuar si rezultat i vendimeve korruptive dhe të gabuara nga ish-autoritetet e Ukrainës.

“Burimi i vetëm i energjisë së një vendi janë njerëzit e atij vendi, dhe një president që ka humbur besimin e njerëzve të tij që ‘de-facto’ ka humbur edhe autoritetin e tij presidencial, dhe për më tepër është larguar nga vendi, nuk mund të jetë president”, thuhet mes të tjerash në komunikatën e ministrisë.

Paraditën e sotme, Janukoviq në Rusi tha se ende është president legjitim i Ukrainës dhe se do të kthehet atje pas qetësimit të situatës.

Ministria e Jashmte ka bërë me dije se Kirgistani është i shqetësuar në lidhje me krizën në Ulkrainë ndërsa ka dënuar çdo veprimtari që ka qëllim destabilizimin e situatës atje.
XS
SM
MD
LG