Ndërlidhjet

Moska e fton në vizitë përfaqësuesin e tatarëve të Krimesë


Mustafa Jemilev

Mustafa Jemilev

Moska e ka ftuar udhëheqësin e veteranve të tatarëve në Krime, Mustafa Jemilev, për të biseduar në lidhje me krizën e vazhdueshme në Krimenë ukrainase.

Jemilev është një person i rëndësiëhm dhe i shquar i kohës sovjetike dhe njëherazi është ish-udhëheqës i trupit vetëqeverisës të tatarëve në Krime por edhe ligjvënës ukrainas.

Jemilev deklaroi sot se është ftuar personalisht nga presidenti rus Vladimir Putin për të vizituar Moskën.

Jemilev nuk ka qenë në gjendje të konfirmoj nëse do ta pranoj apo jo këtë ftesë, por ka shtuar se këtë vendim përfundimtar do ta marr të mërkurën.

Mbi udhëtimin e tij të mundshëm në Moskë, Jemilev tha se duhet të bisedoj me zyrtarët ukrainas.

Trupi vetëqeverisës i tatarëve të Krimesë, pjesë e të cilëve është edhe Jeilev, nuk e njeg qeverinë e re në Krime, qeveri e cila e ka caktuar datën 16 mars si datë të mbajtjes së referendumit për bashkimin e Krimesë me Rusinë.
XS
SM
MD
LG