Ndërlidhjet

logo-print

Interpoli identifikon dy iranianët që ishin në bordin e avionit të zhdukur


Ilustrim

Ilustrim

Interpoli ka bërë me dije sot, se dy iranianët të cilët po udhëtonin me pasaporta të vjedhura, ishin pjesë e bordit në aeroplanin e Malajzia Airlines, i cili vazhdon të jetë i zhdukur që nga e shtune.

Agjencia ndërkombëtare e policisë, tha sot se iranianët janë identifikuar si Pouri Nourmohamadi, 19 vjeç dhe Delavar Sejedmohamaderza, 29 vjeç.

Interpoli ka lansuar një fotografi ku shihen dy personat duke hyrë në aeroplan.

Provat e deritashme, sipas Sekretarit të përgjithshëm të interpolit, Ronald Noble, bëjnë me dije se nuk kemi të bëjmë me sulm terrorist.

Aeroplani Boing 777 që kishte gjithsej 239 persona në bord, është zhdukur të shtunën në mëngjes teksa po udhëtonte nga Malajzia për në Pekin.
XS
SM
MD
LG