Ndërlidhjet

logo-print

I dërguari i OKB-së për të drejtat e njeriut e anulon vizitën në Krime


Ivan Simonovic

Ivan Simonovic

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut Ivan Simonoviq, ndonëse ishte paralajmëruar se do ta vizitoj gjatë të mërkurës Krimenë, një gjë të tillë e ka anuluar.

Anulimi i vizitës në Krime ku do të realizoheshin takime me pjesëtarë të shoqërisë civile, është anuluar për shkak se mund të ketë probleme teknike dhe shqetësime për sigurinë.

Simonoviq ka arritur në Ukrainë javën e kaluar.

Ai fillimisht është ndaluar në Kiev për të vazhduar në Kharkiv ku edhe gjendet për momentin.

Vizita në gadishullin ukrainas i cili tashmë është nën kontrollin e forcave ruse, sipas zëdhënësit të OKB-së, Stefane Dujariq, aktualisht nuk është në agjendë.

Militantët pro-rus sot i kanë anuluar të gjitha fluturimet për në Krime, përjashtuar ato që vijnë nga Moska.
XS
SM
MD
LG