Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti Obama sot takon u.d. e kryeministrit të Ukrainës


Barak Obama

Barak Obama

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama, pritet që sot në Uashington të takohet me ushtruesin e detyrës së kryeministrit të Ukrainës, Arseni Jastenjuk.

Takimi në Uashington vjen një ditë pasi që Dhoma e përfaqësuesve miratatoi një rezulotë me të cilën dënohen veprimet ushtarake të Rusisë, të cilat kanë rezultuar me pushtimin e gadishullit Krimeja të Ukrainës.

Rezoluta simbolike e së martës e cila kishte për qëllim të pasqyroj mendimin e lirë të kongresmenëve, kaloi me një diferencë 402 me 7.

Kryetari i Komitetit për punë të jashtme në Kongresin amerikan, Ed Royce, tha me këtë rast se veprimet e bëra nga ana e Rusisë, nuk mund të mos sfidohen.

Royce i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që sa më shpejtë ti jap mbështetje sa më të fortë, qeverisë së re në Kiev.
XS
SM
MD
LG