Ndërlidhjet

Vriten 22 persona në veri të Sirisë


Ilustrim

Ilustrim

Aktivistët sirianë për të drejtat e njeriut, thonë se xhihadistët nga Shteti Islam i Irakut dhe nga Levant, kanë ekzekutuar së paku 22 persona në veri të Sirisë, duke përfshirë 12 rebelë.

Një zyrtar për të drejtat e njeritu, bëri me dije se vrasjet u realizuan pasi që ekstremistët e lidhur me Al-Kaidën, morrën nën kontroll lagjen Shujuk që gjendet jashttë qytetit Jarabulus, në provincën Alepo.

Vrasjet e njerëzve në këtë pjesë janë si rezultat i luftimeve ndërmjet grupeve rebele, luftime të cilat, nga janari kanë marrë jetën e të pakten 3 mijë e 300 personave.
XS
SM
MD
LG