Ndërlidhjet

OSBE nuk do të dërgon mision vëzhgues për referendumin e Krimesë


Ilustrim
Ilustrim
Bashkësia ndërkombëtare ka shfaqur kundërshtimin e saj në lidhje me mbajtjen e referendumit të planifikuar në gadishullin Krimeja, që ky i fundit të bashkohet me Rusinë.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të martën ka bërë me dije se nuk do të dërgoj atje, mision për të vëzhguar referendumin.

Ministri i jashtëm zvicerian Didier Burgkalter, vendi i të cilit aktualisht e kryeson OSBE-në me qëndër në Vienë, referendumin e 16 marsit e ka cilësuar të paligjshëm.

OSBE-ja ishte ftuar ditë më parë nga ligjvëndësit pro-rus në Krime që të vëzhgoj mbajtjen e referendumit.
XS
SM
MD
LG