Ndërlidhjet

El Salvador: Kandidati për president kërkon rivotim


Ilustrim

Ilustrim

Njëri nga dy kandidatët për zgjedhjet presidenciale në El Salvador ka kërkuar një votim të ri duke mos pranuar rezultatin e balotazhit të datës 9 mars.

Thirrjen e tij, Norman Quijano, e ka bërë sot dhe atë duke u bazuar në një rezullat prej 6 mijë e 634 votave që ai ka më pak se kundërkandidati i tij Selvador Sanchez Ceren.

Fituesi i votave të 9 marsit, ende nuk është deklaruar por Salvador Sanchez Ceren, duke u bazuar në rezultatin preliminar po pretendon që ka fituar 50.11 për qind të votave krahasuar me kundërshtarin e tij.

Norman Quijano e ka bërë thirrjen për përseritje të rivotimit derisa tek të premten pritet që të publikohet fituesi i zgjedhjeve të mbajtura të dielën në El Salvador.
XS
SM
MD
LG