Ndërlidhjet

Personalitetet kulturore ruse mbrojnë e kundërshtojnë veprimet e shtetit të tyre


Ilustrim

Ilustrim

Personalitete nga jeta kulturorenë Rusi i kanë dalë në mbështetje presidentit Vladimir Putin për veprimet ruse në Krime të Ukrainës.

Por ka edhe të tillë, që këto veprime i kanë kundërshtuar.

Shërbimi rus i radios Evropa e Lirë, bën me dije se më shumë se 80 persona duke përfshirë këtu dirigjentin Valery Gergiev, kryetaren e Muzeut të arteve të bukura Irina Antanova, aktorin Sergei Bezrukov, të bijën e kozmonautit Yari Garagin, Yelena Garagina, e kanë nënshkruar një peticion në mbështetje të presidentit të tyre.

Sipas letrës së hapur që është publikuar në faqen e internetit të Ministrisë ruse të kulturës, personalitete nga jeta kulturore kanë thënë se nuk mund të qëndërojnë vetëm si vëzhgues indiferentë, andaj në mënyrë të vendosur ata kanë thënë se e mbështesin presidentin e federatës për veprimet e tija në Krime të Ukrainës.

Por, personalitete të tjera nga jeta kulturore duke përfshirë kritikun e filmit Anton Dolin, Shkrimtarët Lyudmila Ulitskaya dhe Viktor Yerofeyev por edhe aktorja Lia Akhedzhakova, javën e kaluar kanë nënshkruar një letër të hapur që e dënojnë pushtimin e Rusisë në Krime.
XS
SM
MD
LG