Ndërlidhjet

Lirohen gazetarët dhe aktivistët e ndaluar në Krime


Ilustrim
Ilustrim
Pesë aktivistë dhe gazetarë të Ukrainës të cilët janë ndaluar teksa po hynin në gadishullin Krimeja, janë liruar.

Një anëtar i grupit të aktivistëve Automaidan njoftoi të martën vonë, se aktivistja Katerina Butko, blogeri Oleksander Ryazantseva, gazetarja Olena Maksymenko , gazetari Yevhen Rakhno si dhe fotografi Oles Kromplyas, janë liruar.

Gazetarët dhe aktivistët të cilët pas ndalimit janë cilësuar si të zhdukur, ishin ndaluar të dielën apo të hënën në një postbllok pro-rus në gadishullin Krimeja.
XS
SM
MD
LG